Google ADS

Policia jep detaje nga aksidenti i djeshëm ku mbetën tre të vdekur

09:16 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve dhe një autobusi të udhëtareve, me targa vendore në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar vozitësi i veturës dhe dy pasagjerë një mashkull dhe një femër shqiptar.

Kurse vozitësi dhe dy pasagjer në autobusin e udhëtareve, dy meshkuj dhe një femër shqiptare, pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin Rajonal Pejë, janë liruar.

Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante policore, si dhe  njësiti i zjarrfikëseve.

Me vendimin e prokurorit, tre trupat e pa jetë i lirohen familjarëve për ceremoninë mortore.

Rasti me vendimin e prokurorit iniciohet dhe mbetet të hetohet nga policia./Arbresh.info

 

Foto: Arkiv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme