Një grua 27-vjeçare, Vanessa Ballan, u gjet e vdekur në fshatin Spineda di Riese Pio X, në provincën e Trevisos.
E reja jetonte në shtëpi me të shoqin, Nicola Scapinello, i cili ishte në krah të saj dhe në gjendje shoku.
Alarmi u ngrit nga një fqinj i cili telefonoi 118. Ajo ishte goditur me thikë dhe si i dyshuar është një shtetas kosovar, i cili ka pasur njohje të mëparshme me viktimën.
Sipas SKY News i dyshuari për vrasjen e Vanessës është shtetasi kosovar, Bujar Fandaj, 41 vjeç. Policia është ende në kërkim të tij. Duket se Vanessa Ballan e njihte dhe e kishte denoncuar për ndjekje tetorin e kaluar.
Ishte bashkëshorti i saj, Nicola Scapinello, ai që ua tregoi këtë gjë hetuesve. I dyshuari, i cili jeton në Altivole, një komunë në kufi me Riese, me sa duket është larguar nga vendi i krimit.
Sipas asaj që doli nga kontrolli, Vanessa u rrah në fytyrë dhe më pas u godit me të paktën shtatë plagë të thella me thikë në gjoks. Ka lëndime të shumta mbrojtëse në duart e gruas, duke konfirmuar se sa dëshpërimisht u përpoq të shpëtonte veten.
Partneri i saj, i cili ishte me të në shtëpi, është në gjendje shoku, por ka arritur të japë informacione të dobishme për hetuesit që janë në kërkim të vrasësit. Arma e vrasjes ende nuk është gjetur.
Çifti, i martuar që prej nëntorit 2012, ka një djalë 4-vjeçar, prania e të cilit në momentin e krimit nuk u konstatua dhe banonte prej vitesh në fshatin e vogël të Riese. Është një lagje e vogël banimi me shtëpi gjysmë të ndara, dhe një parukeri, të cilën 27-vjeçarja e frekuentonte. Vanessa ishte shtatzënë për disa muaj dhe punoi si shitëse në Eurospin në Castelfranco”, tha guvernatori i Venetos, Luca Zaia.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...