Ambasada amerikane në vend njofton se Policia e Kosovës ka qenë pjesë e një trajnimi të mbajtur nga Programi Ndërkombëtar i Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Kriminale (ICITAP) dhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI).
Me anë të një postimi në platformën X, ambasada theksoi se pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit policor u trajnuan në luftën kundër mashtrimit dhe pastrimit të parave.
“Forcimi i luftës kundër krimeve financiare: ICITAP & FBI udhëhoqën një kurs për Hetimet e Krimit të Jakës së Bardhë dhe Valutave Virtuale për Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor dhe prokurorët. Gjatë javës së Policisë, pjesëmarrësit fituan njohuri të vlefshme në luftën kundër mashtrimit dhe pastrimit të parave”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë./Arbresh.info
Strengthening the fight against financial crimes: ICITAP & FBI led a White Collar Crime & Virtual Currency Investigations course for Kosovo Police, Police Inspectorate, and prosecutors. During Police Week, participants gained valuable insights into combating fraud and money… pic.twitter.com/we70ZpMQcu
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) May 28, 2024
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...