Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor personin i cili dyshohet se e sulmoi dje gruan në Lipjan, raporton Gazeta Express.
I dyshuari është 17 vjeç, pas intervistimit ai është liruar.
“Si rezultat i hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet dhe njëherit të shoqërohet në stacion policor, personi i dyshuar mashkull/kosovar, viti i lindjes (2002) i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast”, tha policia.
“Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren