Google ADS

Policia ia shpëton jetën një qytetari

18:19 | 9 Shkurt 2022
L G

Policia e Kosovës ka arritur të shpëtoj një person nga ngulfatja.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, shkruan arbresh.info.

Sipas policisë, falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor, sot është shpëtuar nga ngulfatja një qytetar nga Vushtrria.

“Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur dy hetues të Sektorit Rajonal të Hetimeve, kanë vërejtur një person me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilit iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor ka bërë që qytetarit të i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngulfatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile”, njofton policia.

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetari i moshës rreth 60 vjeçar, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme