Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarës për veprën penale “Vjedhje”.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur konkretisht me datën 21.05.2024, rreth orës 18:15, në rrugën “ Rruste Kabashi ” në Prizren ku një grua e dyshuar ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe është larguar, shkruan Arbresh.info.
“Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejte një femër të moshës së re e cili merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.”, thuhet në njoftim.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.”, thuhet tutje.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që nëse kane çfarëdo informatepër të dyshuarën të kontaktojnë policinë.
“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kaneqë nëse kane çfarëdo informate çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale , ne faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”, njofton policia./Arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...