Një person është arrestuar të premten në fshatin Llaush të Skenderajt, pasi policia i ka gjetur dhe sekuestruar 255.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 12 bimë Canabis Sativa me gjatësi 100-180 cm, një palë gërshërë për mirëmbajtjen e bimëve dhe 800 euro para të gatshme.
Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Llaushë, Skenderaj 29.09.2023 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se njësitë relevante policore gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, objektet përcjellëse dhe parcelave të pronës së tij që i kishte punuar kanë gjetur dhe sekuestruar: 255.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 12 bimë Canabis Sativa me gjatësi 100-180 cm, një palë gërshërë për mirëmbajtjen e bimëve dhe 800 euro para të gatshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...