Me anë të disa grafiteve, që janë shkruar brenda Kampusit të Universitetit të Prishtinës, në muret e Fakultetit Filologjik, publikisht janë kërcënuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.
Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar lidhur me këto grafite duke i dënuar dhe cilësuar si të papranueshme.Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu tha për Radion Evropa e Lirë se i dënon veprimet e tilla, dhe se kërcënimi me vdekje i udhëheqësve të shtetit, atyre të BIK-ut dhe Komunës së Prishtinës përmes grafiteve, është akt i papranueshëm dhe i dënueshëm për shoqëritë normale.
“Institucionet e vendit, e as udhëheqja e BIK-së nuk ndikohet nga individë të natës që thërrasin në dhunë e mbjellin urrejtje e mosdurim. Jemi të bindur që autorët dhe mentorët e këtij veprimi qyqar, nuk paraqesin qëndrimin e qytetarëve të Prishtinës e as të vendit. Këtë veprim e konsiderojmë të izoluar dhe ftojmë qytetarët, e sidomos studentët që mos të bien pre e individëve që thërrasin në dhunë, përhapin shpifje dhe i kontribuojnë urrejtjes e mosdurim”, tha Ahmeti.
Bashkësia Islame ka rikujtuar se feja dhe objektet fetare në Kosovës “gjithherë kanë qenë në funksion të paqes, mirëkuptim, tolerancës e harmonisë. E tillë do jetë edhe xhamia qendrore e Prishtinës”.
Bashkësia Islame, ka ftuar autoritete kompetente që të hetojnë rastin dhe autorët e këtij akti të sillen para drejtësisë.Lidhur me këtë rast, autoritet e rendit thonë se pas marrjes së informatave, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryes veprimet e duhura.Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës tha për Radion Evropa e Lirë se kanë nisur tashmë një hetim lidhur me rastin.
“Aktualisht në bashkëpunim më Prokurorinë, Policia po trajton dhe po punon për sqarimin e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë këtë situatë. Këtu kemi të bëjmë me disa grafite, të cilat konsistojnë në kanosjen e personave zyrtarë. Policia ka intervistuar disa dëshmitarë të mundshëm, dhe në të njëjtën kohë është duke kërkuar edhe për dëshmitarë të tjerë që do të mund të kontribuonin në identifikimin e personave të cilët mund të jenë të përfshirë në ketë rast”, tha Borovci.
Këto grafite janë shkruar nga persona të panjohur pas paralajmërimeve për ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës.Në disa nga grafitet bëhet thirrje për vdekjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të BIK-ut Naim Tërnava, kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kos...
Hajrullahu: Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat ...
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...