Gjatë ditës së djeshme u raportua se pjesëtarëve të Policisë së Kosovës iu është ndërprerë shkuarja në pushim për shkak se të shtunën pritet të ndodh një incident në veri të vendit.
Mirëpo, Policia përmes një njoftimi për media ka mohuar këto deklarime duke thënë se janë të pabazuara dhe të dëmshme për vendin, duke theksuar se këto ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe krijojnë pasiguri tek qytetarët.
“Policia e Kosovës, si një ndër institucionet kryesore për zbatimin e ligjit, reagon ndaj disa deklarimeve dhe publikimeve, të disa mediave/portaleve për gjoja përfshirjen e Policisë së Kosovës në skenare të ndryshme dhe për hirë të informimit të drejtë dhe korrekt, njofton qytetarët e vendit dhe mediat se deklarimet dhe publikimet e tilla nga kushdo qofshin ato janë të pa bazuara dhe të dëmshme për vendin pasi që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe krijojnë pasiguri ndër qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e PK-së.
“Ju konfirmojmë se detyrat e autorizimet e përgjithshme të Policisë së Kosovës janë të përcaktuara me ligjin për policinë, të orientuara në mbrojtjen e jetës, pronës dhe ofrimit të sigurisë, mbroj të drejtat dhe lirit themelore të të gjithë personave, garantimin e lëvizjes dhe shprehjes së lirë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, menaxhoj dhe kontrolloj kufirin shtetëror, ofroj ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste tjera emergjente”, theksohet tutje në komunikatë.
Policia ka inkurajuar qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave dhe spekulimeve të ndryshme, por të shfaqin deri besim deri me tani në punën dhe përkushtimin kushtetues dhe ligjor për ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë së përgjithshme në vend.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...