Google ADS

Policia: Gruaja që u raportua e humbur, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu është kthyer familjarëve

10:27 | 12 Janar 2020
L G

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gruaja që u raportuar si e humbur, është identifikuar nga familjarët dhe është kthyer në shtëpinë e saj.

“Pas kërkesës së mbrëmshme për bashkëpunim të publikuar nga Policia e Kosovës për identifikim personi, menjëherë të njëjtën datë më  11.01.2020, e njëjta (personi) është identifikuar nga familjari (djali) i saj. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe e njëjta n, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat, në këtë rast edhe familjarët për bashkëpunim efikas dhe inkurajon të gjithë që shkëmbimi i informacioneve me Policinë e Kosovës rezulton gjithnjë në zgjidhjen sa më të shpejtë të rasteve, siç është rasti i identifikimit dhe kthimit në gjirin familjar të personit të publikuar dje në media.

Ndryshe, një ditë më parë  në lagjen Dardania në Prishtinë, policia kishte hasur një grua pa përkujdesje, e cila nuk posedonte as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihej as adresa e banimit të saj.

Policia dje kërkoi nga ata që e njohin gruan në foto të lajmërohen në nr. 192 dhe të ofrojnë të dhëna për identitetin dhe adresën e banimit të saj, në mënyrë që e njëjta të kthehet në vendbanimin e saj. / arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme