Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të sulmit të burrit nga gruaja e tij në spitalin e Gjakovës.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 14 janar të këtij viti dhe sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj gruaja e cila ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, ka probleme mendore, shkruan arbresh.info
Sipas tij, ky rast ka ndodhur në repartin e neurologjisë në në spitalin “Isa Grezda” – Gjakovë.
“Me datë 14.01. 2022 rreth orës 03:00 , e dyshuara kishte sulmuar fizikisht viktimën (burrin e saj), i cili është pjesërisht i pa lëvizeshim. Rasti ka ndodhur në repartin e neurologjisë në spitalin “Isa Grezda” – Gjakovë. Viktima ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, si dhe mbrojtësi i viktimave është njoftuar për rastin e ndodhur, po ashtu prezent ka qene dhe punëtori qendrës sociale”, tregoi Gjurkaj.
Ai për arbresh.info tha se gruaja e dyshuar për dhunë ndaj burrit të saj ishte arrestuar, por për shkak te gjendjes se saj mendore, me udhëzim te mjekut psikiatër, e njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë , nën shoqërimin e zyrtarëve policor .
“E dyshuara ( bashkëshortja) është shoqëruar në Stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, e njëjta mbahet në ndalim policor, por për shkak te gjendjes se saj mendore, me udhëzim te mjekut psikiatër, e njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë , nën shoqërimin e zyrtarëve policor”, tha Gjurkaj
Policia për rast është njoftuar përmes një video incizimi që është pranuar nga adresa elektronike në adresën policore./arbresh.info/
LEXO EDHE
Gruaja rrahë burrin e sëmurë në Spitalin e Gjakovës – Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...