Google ADS

Policia gjobiti 926 qytetarë për mosrespektim të masave anti-covid

11:40 | 28 Prill 2021
A. B.

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19.

Për 24 orë janë shqiptuar 926 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /arbres.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme