Policia gjobitë tre shoferë me nga 150 euro dhe ua merr lejen për tejkalim në vijë të plotë

19:19 | 12 Shkurt 2022
S D

Policia në Ferizaj ka gjobitur me nga 150 euro, 2 pikë negative si dhe 3 muaj heqje të patentë shoferit tre ngasësve në Ferizaj, për kundërvajtje në komunikacion, duke tejkaluar në vijë të plotë.

“Policët nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor të Ferizajt me automjet civil të policisë, ka marr veprimet e nevojshme policore dhe dje me datë 11.02.2022 në lokacione të ndryshme të rajonit të Ferizajt ka ndaluar 3 shoferë, 2 prej tyre, me automjete të udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion “Tejkalim në vijë të plotë” dhe ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit, ndërsa njëri shofer shkaktoi kundërvajtje” Tejkalim i shpejtësisë” ku në zonën e kufizimit 50 km/h shpejtoi 110 km/h dhe ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patentë shoferit”, thuhet në komunikatën e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme