Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuar një gjobë prej 200 euro për një vozitës i cili ishte kapur duke vozitur me shpejtësi 83 km/h në një zonë ku shpejtësia ishte e kufizuar në 40 km/h.
Përveç gjobës, kundërvajtësi ka marrë gjithashtu 3 pikë negative në patentë dhe një masë ndalimi të përkohshëm për drejtimin e mjetit për një periudhë prej tre muajsh.
‘Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...