Policia e Kosovës gjatë realizimit të kontrollave në Gjilan ka hasur në dy kundërvajtës.
Sipas njoftimit, njëri prej tyre po voziste në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e shtatëdhjetë e një (171) km/h, dhe tjetri duke drejtuar automjetin edhe pse ka pasur masën e përkohshme të ndalim vozitje së mjeteve motorike për tre (3) muaj, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se vozitësit të parë parë i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurosh dhe masa e përkohshme e ndalimit vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 3 muaj.
Ndërkaq, vozitësit të dytë i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh dhe i është vazhduar masa e ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 3 muajsh.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...