Policia gjobit me 500 euro shoferin në Ferizaj që drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

19:08 | 10 Maj 2024
R J

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj rreth orës 13:00 në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.Ç(M/K) i moshës 38 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe u janë konfiskuar përkohësisht automjetet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme