Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer pasi që i njëjti është incizuar duke bërë tejkalim në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë .
Sipas njoftimit, të njëjtit i është shqiptuar gjoba prej 150 eurosh, dy pikë minus dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre muajsh, shkruan Arbresh.info.
“Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit të tij në fshatin Bresalc, aksi rrugor Gjilan- Prishtinë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.”, njofton policia.
“Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj. “, thuhet në njoftimin e policisë .
Ndër të tjera, policia bën thirrje që kundë rvajtjet të lajmërohen./Arbresh.info/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...