Google ADS

Policia gjobit dy shoferë në dy raste të ndara në Kamenicë

09:22 | 24 Korrik 2024
K.B

Policia e Kosovës ka gjobitur dy kundërvajtës në dy raste të ndara në Kamenicë.

Në njërin rast kundërvajtësi është hasur duke tejkaluar kolonën me ç ‘rast të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj.

Në rastin tjetër është hasur kundërvajtësi duke drejtuar automjetin të cilit gjatë matjes së alkoolit me alkool test është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 1.16 promila. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muaj

Tutje në njoftimin nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme