Policia e Kosovës në Gjilan ka shqiptuar dy gjoba gjatë matjes së shpejtësisë me radar për ngasësit të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes të përcaktuar me shenjë të trafikut.
Sipas njoftimit, në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 30 km/h është hasur duke vozitur 96 km/h, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, katër pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalimit drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 9 muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 50 km/h është hasur duke vozitur 132 km/h.
Tutje, bëhet apel për respektim të rregullave të trafikur nga vozitësit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërt të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...