Policia e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 20:00 në Ferizaj ka ndaluar dy persona, të cilët po drejtonin motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt.
Sipas policisë, njëri prej tyre është i mitur, shkruan Arbresh.info.
“Ndaj personit V.R ( M/K) i moshës 25 vjeçar policia i ka shqiptuar një gjobë për kundërvajtje prej shtatëqind (700) euro, tri (3) pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit dhe i konfiksoi motoçikletën, sepse po drejtonte motoçikletën pa kategori përkatëse dhe pa regjistrim ndërsa ndaj personit F.M (M/K) i moshës 16 vjeçar policia inicoi një fletëparaqitje pēr gjykatë, sepse po drejtonte motocikletën pa patentë shoferi dhe pa regjistim.”, thuhet në njoftim.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek motoçiklistët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë motoçikletat e tyre pa dokumentacion të rregullt.”, thuhet tutje në njoftim.
Ndër të tjera, policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim me policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës