Policia e Kosovës ka gjobitur dy shoferë në dy raste të ndara në Gjilan.
Në njoftimin nga policia bëhet e ditur se të dy ngasësit janë gjobitur me nga 300 euro.
“Në njërin rast kundërvajtësi është hasur në vendbanim ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë trafiku është i rregulluar 40 km/h duke drejtuar automjetin me shpejtësinë 97 km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muaj”, njofton policia.
“Në rastin tjetër kundërvajtësi është hasur në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë trafiku është i rregulluar 50 km/h duke drejtuar automjetin me shpejtësinë 86 km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej dyqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, njofton Policia e Kosovës./Arbresh.info/
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër