Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj.
Në njoftimin për media policia njofton i dyshuari shihet duke vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut, duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.
Ndaj shoferit K.K i moshës 50 vjeçare, policia ka shqiptuar gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, shkruan Arbresh.info
Njoftimi i plotë i policisë pa ndërhyrje:
Me datën 20.03.2024 kemi pranuar një informatë ( video içizim) nga një qytetar se në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik në afërsi të udhëkryqit që të dërgon në fshatin Komogllavë, shifet se një shofer me automjetin e tij vepron në kundërshtim me rregullat e trafikut, duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.
Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K (M/K) i moshës 50 vjeçar dhe e kanë ftuar në stacionin e policisë, ndërsa i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor dhe të mos bëjnë tejkalime në vijë të plotë.
Ndërsa falënderon qytetarët për bashkupunim dhe inkurajon të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...