Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti në vazhdën e hetimit të një rastit ,,Kanosje’, me urdhër të Gjykatësit të procedurës paraprake ka kryer një kontrollë në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit kosovar shqiptar H.A., viti i lindjes 1967.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatën:
Një Pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me 25 fishekë të kalibrit 12-GA
Një pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me 156 fishekë të kalibrit 30-06
Një revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë fishekë të kalibrit 9mm,
Një revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me 203 fishekë të kalibrit 22LR
Një revolver me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me 81 fishekë të kalibrit 22Long rifle
37 copë fishekë dhe një tytë e revoles.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Kanosje’’ dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media