Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci reagon pasi në shkollat e Komunës së Ferizajt u gjet armë, drogë e mjete të dhunës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka falendëruar Policinë e Kosovës për aksionin e ndërmarre dhe se nga ky aksion mësojmë nevojën urgjente për reflektim në shoqëri për nxënësit dhe fëmijët, shkruan arbresh.info.
“Falenderoj Policinë e Kosovës për aksionon e tealizuar në afërsi të shkollave në Ferizaj, ku janë sekuestruar armë e mjete të dhunës. Nga ky aksion dhe këto gjetje mësojmë nevojën urgjente për reflektim në shoqërinë tonë sa i përket gjendjes dhe sigurisë së nxënësve, përkatësisht fëmijëve tanë”, ka thëne Nagavci.
Tutje, ajo tha se Ministria e Arsimit janë duke e trajtuar këtë qështje dhe se tani është themeluar Forumin Nacional për Shkolla Miqësore që do ta përcjell situatën e sigurisë nëper shkolla.
“Në Ministrinë e Arsimit po e trajtojmë këtë çështje me prioritet dhe përveçqë po avancojmë politikat edukative dhe arsimore, së fundmi kemi themeluar edhe Forumin Nacional për Shkolla Miqësore, i cili do të përcjellë situatën e sigurisë, rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve/nxënësve në shkolla me qëllim të këshillimit, vlerësimit dhe orientimit të veprimeve të integruara ndërinstitucionale”, ka shkruar ministrja.
Ndër të tjera ajo tha se roli i mësimdhënësit është kyç dhe menaxhmentet e shkollave duhet të jenë më të përgjegjshme.
“Megjithatë, roli i mësimdhënësve në edukim është kyç, duke qenë se janë ata pika e parë e kontaktit me fëmijët në shkollë. Por, menaxhmentet e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, duhet të jenë më të përgjegjshme dhe të adresojnë shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë e nxënësve”, tha tutje ministrja Nagavci.
Në fund ministrja tha se janë duke punuar dhe ju lutet prindërve qe ta mbajnë fokusin tek fëmijët.
“Ne jemi duke punuar të bëjmë ndryshime strukturore në sistemi edukativ dhe arsimor, po fenomene si kjo nuk presin ndikimin afatgjatë të politikave arsimore. Duke qenë e vetëdijshme se ne ballafaqohemi me situata të vështira individuale, familjare, sociale e ekonomike, por, ju lutem prindërve që të mbajnë fokusin te fëmijët dhe të sigurohen se çdo gjë është në rregull me ta. Një raport më i afërt institucion dhe familje jam e bindur se do ta përmirësojë këtë gjendje. Duhet të angazhohemi të gjithë”, ka shkruar në fund Arberie Nagavci./arbresh.info/
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...