Policia e Kosovës ka vlerësuar se gjendja aktuale e sigurisë së përgjithshme në Kosovë është e qetë dhe stabile.
Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se në kontinuitet, në aspektin e sigurisë bën vlerësimet e nevojshme me qëllim të përcjelljes së trendëve apo situatës që ndërlidhet me zhvillimet në vend dhe më gjerë.
“Aktualisht PK-ja ka në implementim disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e pashkëve, e që një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm. Policia e Kosovës çmon lart bashkëpunimin me komunitetet fetare lidhur me manifestimin e këtyre festave dhe po ashtu falënderon të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të vetëdijes qytetare për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë demokratike. Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellë të treguar, bashkëpunim ky i mirëpritur nga PK-ja, i cili në vazhdimësi po tregon rezultate pozitive në realizimin e detyrave policore dhe sigurisë së përgjithshme në vend”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e planifikimeve të saja operacionale, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend, si dhe parandalimin e incidenteve të çfarëdo natyre.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...