Policia gjen veturën e grabitësve në Suharekë

16:19 | 24 Nëntor 2023
KRG

Policia e Kosovës sot ka gjetur veturën  të cilët grabitësit në argjendarinë në Suharekë kishin përdorur për të ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për Arbrehs.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani

Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë.

Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme