Policia e Kosovës ka ndërhyrë tek një shtëpi private ku ka gjetur thasë të tjerë me rërë në Zveçan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, i cili ka thënë se ato besohet të kenë qenë aty që nga koha e barrikadave të vitit 2022.
Më tej ai ka bërë të ditur se hyrjen në shtëpi e kanë bërë në prezencë të pronarit, i cili momentalisht edhe po intervistohet nga policia.
“Sot rreth orës 14.00 policia në vazhden e hetimeve te rastit të djeshëm ka ndërhyr edhe tek një shtëpi private ku ka has në thas të tjerë me rërë e që besohet të kishin qenë aty që nga koha e barrikadave në vitin 2022”, tha Elshani.
“Hyrjen në atë shtëpi e kemi bërë në prezence të pronarit të shtëpis i cili njëherësh është edhe pronar i shtëpisë ku dje i kemi konfiskuar disa pajisje të lojërave të fatit. Pronari momentalisht është duke u intervistuar”, tha ai./Arbresh.info/
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vi...
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...
Moti në Shqipëri