Policia e Kosovës ka gjetur disa bimë kanabis sativa në Rahovec.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që ngriti dyshime se janë bimë të egra të cilat mbijë vetvetiu, shkruan Arbresh.info.
Bimët janë shkatërruar në vend të ngjarjes.
“Rahovec / 20.05.2024 – 11:30. Në pronën e dëshmitarit mashkull kosovar janë gjetur disa bimë kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e DHTN-së të cilët kanë vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që ngrit dyshimet se janë bimë të egra të cilat mbijnë vetvetiu. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...