Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për dyshuar për ‘‘blerje, posedimi, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Gjatë kontrollit në veturën e 52 vjeçarit Q.H janë gjetur 1 kilogram e 45 gram narkotik e llojit marihuanë, shkruan arbresh.info.
Bashkë me Q.H ishin edhe dy persona të tjerë, S.B., 50 vjecar, si dhe M.Ç., 42 vjeçar.
“Sot, më 15.06.2022, rreth orës 15:30, në fshatin Lluzhan të Podujevës, patrulla policore e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSh) në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari Q.H., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), kurse në veturë ndodheshin edhe S.B., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar) dhe M.Ç., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar)”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, NJRSH-ja ka gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë e fshehur nën ulësen e prapme të veturës. Hetuesit e DHTN-së, pas sigurimit të urdhrit për kontroll nga organet e drejtësisë kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit Q.H., në fshatin Obrançë të Podujevës, por nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme.
“Tek të dyshuarit në cilësi të provës material janë gjetur dhe sekuestruar: 1145 (njëmijë e njëqind e katër dhjetë e pesë) gram substancë, dyshohet të jetë marihuanë, 3 (tre) telefona celular dhe një veturë”, bënë të ditur policia.
Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, në konsultim me prokuroren kujdestare iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe me aktvendim nga prokurorja, tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes deri në 48-orë. /arbresh.info/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë