Google ADS

Policia gjen kanabis në një arë, “dyshohet se u zhvillua pa përkujdesjen e askujt”

15:14 | 2 Gusht 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Vushtrri është raportuar se në një arë/djerrinë janë disa bimë të cilat dyshohen se janë bimë narkotike.

Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit Kanabis Sativa të cilat dyshohet se janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt, thuhet në raport shkruan arbresh.info

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar.

“Rr. Viciana, Vushtrri 01.08.2022 – 13:00. Është raportuar se në një arë/djerrinë janë disa bimë të cilat dyshohen se janë bimë narkotike. Njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit Kanabis Sativa të cilat dyshohet se janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar”, thuhet në raport. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme