Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën në Gracanicë dy të dyshuar serbë, një mashkull dhe një femër, gjatë kontrollit në një lokal në këtë komunë, ku gjeten dhe konfiskuan thasë me drogë të llojit mariuhanë dhe para të falsifikuara.
“Gjatë realizimit të operacionit policor, gjatë kontrollit në një lokal në Graçanicë, ka rezultuar që në posedim të një të dyshuari mashkull kosovar serb dhe një femre/serbe shtetase e Serbisë, janë gjetur dhe konfiskuar të mbushur në thasë, sasi e dyshuar e substancës narkotike (dyshohet të jet e llojit marihuanë, pesha e së cilës pas matjes rezulton të jet mbi 13 kilogram-saktësisht 13 kg e 095 g), pastaj janë gjetur para që dyshohen të jenë të falsifikuara, një DVR që ka monitoruar lokalin, një sprej i syve dhe një shufër plastike”, ka njoftuar Policia e Kosovës për aksionin e një ditë më parë të njësitit të saj antidrogë.
“I dyshuari mashkull K/Serb pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër serbe, shtetase e Serbisë pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedure të rregullt për procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftim.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...