Policia e Stacionit në Ferizaj dje nga ora 20:00 ka kontrolluar autobusin që qarkullon nga Ferizaj në drejtim të fshatrave Doganaj- Greme dhe Gaçkë.
Sipas njoftimit, zyrtarët policor me uniformë dhe ata me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri e të tjera, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kontrollimit të udhëtarëve, të cilët kanë qenë kryesisht me nxënës, në dyshemenë e autobusit janë gjetur : një armë zjarri, dy thika dhe një ‘’Box hekuri’’, të cilat nuk dihen se kujt i përkasin.
Policia bën të ditur se për të gjitha këto veprime është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij është iniciuar një rast për hetim ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’’.
“Kontrollimi i autobusëve urban do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit.”, bën të ditur policia.
Mes të tjerash, policia bën thirrje te qytetarët që të lajmërojnë policinë në rast se kanë informacione rreth dukurive negative te nxënësit.
“Ndërsa ftojmë qytetarët për bashkëpunim, që nëse kanë informacione rreth dukurive negative tek nxënësit të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’’ dhe në numrat kujdestarë të cilët janë 192 , 0290/326-250 dhe 0290/322-406.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë