Njësia patrulluese në Mitrovicën e veriut ka hasur në një çantë krahu, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë ilegale, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në çantë janë gjetur shtatë karikatorë dhe 60 fishekë të kalibrit AK-47.
Rasti është nën hetime.
“Mitrovicë Veri / 13.01.2024 – 13:33. Raportohet se njësia patrulluese ka hasur në një çantë krahu në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar: 7 karikatorë dhe 60 fishekë të kalibrit AK-47, dhe rasti është nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë