Policia gjen armatim në një shtëpi në Leposaviq, arrestohet një person

09:01 | 18 Dhjetor 2023
E.H

Një person është arrestuar në Leposaviq pasi që i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje valide, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 88 fishekë, një GPS, katër radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë, shkruan Arbresh.info.

I dyshuari, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Leposaviq / 17.12.2023 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar dy armë gjuetie dhe disa fishekë pa leje valide. I njëjti ka pranuar se në shtëpinë e tij posedon edhe fishekë të tjerë dhe gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, janë gjetur dhe konfiskuar 88 fishekë, një GPS, 4 radiolidhje, jelek gjuetie, dy palë dylbi, një harkë me tri shtiza, një kamerë, dhe disa dokumente që ndërlidhen me armë të gjuetisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme