Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me drejtorin e përgjithshëm.
Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe drejtorit rajonale të Policisë janë mbledhur, në orën 14:00, për të diskutuar planin operativ për organizmin e VV-së, nesër në Prishtinë, raporton arbresh.info.
Në këtë takim, është diskutuar rreth masave që do t’i marrë Policia e Kosovës, për organizimin që do ta mbajë Lëvizja Vetëvendosje.
Policia ka njoftuar lidhur me tubimin e Vetëvendosjes dhe thuhet se kanë ndërmarrë të gjitha masat konform Kushtetutës së Kosovës.
“Lidhur me tubimin/manifestimin e paralajmëruar të mbahet nesër (12.06.2020) në orën 17:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës njofton opinionin publik se organizatorët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për mbajtjen e këtij tubimi/manifestimi”, njofton Policia e Kosovës.
“Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, për arbresh.info ka thënë se Drejtoria e Operacioneve pran Policisë së Kosovës, veçse ka hartuar planin e saj operacional për protestën e paralajmëruar të së premtes.
“Drejtoria e Operacioneve pran Policisë së Kosovës, veç se ka hartuar planin e saj operacional për protestën e paralajmëruar të së premtes. Dhe sipas një logjike që ka vepruar PK-ja në raste të tilla në të kaluarën ka formuar kordonët policorë të cilat i ka mbuluar në rend të parë me policet e rendit publik ndërsa në rendin e dytë njësitet e specializuara që i kanë gjitha mjetet për të kontrolluar dhe shpërndarë masën e atyre individëve që bëjnë veprime kriminale”, ka thënë Shala.
Ndër të tjera, ai ka thënë se nëse kalohen rrethojat e objekteve, atëherë PK-ja, e ka për obligim “neutralizimin” e agresionit që ka hyrë në atë hapësirë e cila në ato momentet me ligjin për PK dhe atij të Sigurisë Publike dhe protokollin e sigurisë që operojnë policët.
“Nëse kalohen rrethojat e objekteve me veçori të veçantë atëherë PK-ja, e ka për obligim “neutralizimin” e agresionit që ka hyrë në atë hapësirë e cila në ato momentet me ligjin për PK dhe atij të Sigurisë Publike dhe protokollin e sigurisë që operojnë policët “pezullohet” lëvizja e qytetarëve deri sa të vlerësohet gjendja e sigurisë. Dhe çdo dëmtim që bëhet përgjatë protestës duhet shteti t’ia adresoj subjektit që ka organizuar”, ka thënë Shala.
Ndërsa njohësi i çështjeve të politikës, Rexhep Shahu, për arbresh.info ka thënë se qeveria dhe shteti i Kosovës janë nën presionin e rivalëve të dështuar politikë që dinë të bëjnë protesta, por jo qeverisje.
“Qeveria dhe shteti i Kosovës janë nën presionin e rivalëve të dështuar politik që dinë të bëjnë protesta por jo qeverisje, janë nën presionin e Serbisë sepse qeveria e Kosovës beri siç deshën Amerika dhe BE duke e lënë zbuluar Serbinë e cila synonte të bënte fajtorë gjithmonë palën shqiptare si penguese e bisedimeve dhe shkaktare e destabilitetit. Për këto arsye Serbia don destabilitetin në Kosovë dhe shpreson që destabilitetit të bëjë dhe ta nxisë e organizojë LVV me Albin Kurtin, që mundet të mobilizojë të pakënaqurit dhe ekstremistët e gjithë llojeve”, ka thënë analisti Shahu.
Ai shpreson se dhuna e marsit të vitit 2004 të mos përsëritet.
“Por unë shpresoj se marsin e 2004 nuk e përsërit dhuna e askujt dhe shpresoj se shteti i Kosovës nuk është prej letre”, ka thënë ai./E.Ballazhi/Arbresh.info
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...