Policia fton viktimat që ranë pre e 35 vjeçares se bënte viza pune në Gjermani të lajmërohen në stacionin policor që të ofrojnë dëshmi

11:28 | 30 Korrik 2024
K.B

Është arrestuar një grua në Prishtinë, pasi e njëjta kishte mashtruar disa persona për sigurim të terminëve për viza pune në Gjermani.

Policia bën të ditur se në shtëpinë e saj janë sekuestruar, disa pasaporta, dy telefona, shtëpizë kompjuteri dhe një shumë të parave.

35 vjeçarja është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, shkruan Arbresh.info.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar.

Njoftimi i plotë:

Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, mbrëmë ( menjëherë pas raportimit të rastit), kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën mashtrim.

E dyshuara:

– A.B. femër 35 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit , është dërguar në mbajtjes për 48 orë, pasi që dyshohet të kenë marrë nga së paku 9 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar termine për viza pune.

Lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar:
-disa pasaporta
-2 telefona
– shtëpizë kompjuteri
-një shumë të parave etj.

Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Arrestohet një grua në Prishtinë, mashtronte qytetarët se ju siguron termine për viza pune në Gjermani

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme