Policia jep detaje për rastin e 20-vjeçarit që shkroi Duda Balje

16:15 | 29 Shtator 2024
E.H

Deputetja Duda Balje ka bërë të ditur sot se të shtunën një rojë i sigurimit në Prizren ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 20-vjeçari.

Këtë rast, për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se 20-vjeçari me inicialet H.M ka tentuar të hyjë në hollin e sallës sportive ku po mbahej një manifestim dhe i njëjti është kundërshtuar nga punëtorët e sigurimit.

Pas kësaj, H.M dyshohet se ka sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit e po ashtu edhe punëtori i sigurimi më pas e ka goditur.

“Me date 28.09.2024 , në Qendrën Sportive “ Sezair Suroi “ në Prizren është mbajtur manifestimi – -shënimi I “ Ditës së Boshnjakëve”. Rreth orës 22:30 në afësri të derës hyrese për në hollin e sallës sportive është shkaktuar një incident, rrespektivisht konfrontim fizik. Nga policia jane identifikuar personat e përfshire në rast – të dyshuarit ; H.M. 20 vjeç, nga fshati Grenqare, Prizren dhe një puntori i sigurimit. Sipas informative të deritanishme dyshohet se rreth orës 22:30 ,I dyshuari H. M. ka tentuar që të hyje në hollin e salles sportive të dedikuar për mysafire me rëndësi ( të ftuar ) , i njejti ka hase në kundershtim tê punëtoreve të sigurimit. Me këtë rast i dyshuari e sulmon fizikisht punëtorin e sigurimit duke e goditur të njëjtin me grusht në fytyre , punetori I sigurimit i kundërpërgjigjet dhe e godet po ashtu të dyshuarin dhe për pasoje të dy personat kane pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor dhe janë ndërmarr veprimeve e nevojshme procedurale. Për të gjitha është njoftuar Prokurori I Shtetit dhe me udhëzimin e tij është inicuar rast I klasifikuar si veper penale ” Lëndim I Lehte Trupor “. Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar kurse kundër tyre ,pas përfundimit të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme, do të ngritet Kallëzim Penal”, tha Bytyqi./Arbresh.info

Lexo edhe:

Duda Balje thotë se mbrëmë u rrah një 20-vjeçar nga një roje e sigurimit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme