13 kontratat e lidhura mes PTK-së dhe kompanive private, disa prej të cilave e kapin vlerën milionëshe, janë duke u hetuar nga Policia e Krimeve Ekonomike.
Nisjen e hetimeve, pas padisë që e kishte bërë Sindikata e Punëtorëve të Telekomit, e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Në kuadër të Policisë së Kosovës është formuar një ekip punues, i cili është duke e trajtuar rastin. Rastit në fjalë i është dhënë prioritet nga ekipi punues dhe është duke u trajtuar në aspektin hetimor”, thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës
KTV-ja ka kërkuar informacione edhe nga Prokuroria e Shtetit, por nuk ka marrë përgjigje.
Ndërsa, javë më parë, Prokuroria kishte konfirmuar se është duke e hetuar kontratën e PTK-së me Z-Mobile.
Nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj, ka thënë se edhe vetë është intervistuar nga hetuesit e krimeve ekonomike.
Ndërsa, për gjendjen në Telekomin e Kosovës, Vetëvendosje akuzon për krim të organizuar dhe korrupsion partitë politike dhe udhëheqësit ndër vite të kësaj ndërmarrjeje.
Përmes një tryeze të organizuar, kanë ftuar Prokurorinë që të hetojë dhe të ndalojë, siç e kanë quajtur, plaçkitjen financiare nga politika.
Kryeministri Haradinaj, në Interaktiv të KTV-së, ka fajësuar ish-drejtorin e PTK-së, Agron Mustafa, për keqmenaxhim dhe sjellje afër bankrotit të ndërmarrjes.
Haradinaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që dikush nga partia e tij të marrë postin e drejtorit në PTK.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...