Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm i qytetarëve të Kosovës.
Por, sa e ndihmojnë qytetarët në rastet kur kërkohet bashkëpunim me ta për identifikimin e personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, flasin për Arbresh.info njohësit e çështjeve të sigurisë.
Avni Islami thotë se çelësi i suksesit të Policisë së Kosovës në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, është bashkëpunimi me qytetarët.
Sipas Islamit, kjo tregon se Policia e Kosovës ofron besueshmëri tek qytetarët, të cilët pa hezitim i lajmërojnë rastet të ndryshme kur ndodhin dhe kjo e bënë më të besueshëm.
“Prandaj mendoj që bashkëpunimi mes qytetarëve dhe policisë duhet të thellohet edhe më tepër, mendoj që gjendja është e kënaqshme sa i përket bashkëpunimit, por duhet që edhe më tutje të thellohet bashkëpunimi mes policisë dhe qytetarëve sepse qytetarët jo vetëm që i ndihmojë policisë por me rastin e lajmërimit të dukurive negative i ndihmojnë vetvetes dhe e ndihmojë shoqërinë në përgjithësi dhe shtetin e Kosovës, sepse policia është një mekanizëm që është në shërbimi të popullit dhe qytetarëve”, thekson Islami.
Policia, sipas tij, është vetëm një mjet, i cili me masa preventive të veshura me ligj është në shërbim të qytetarëve.
Halimi: Suksesi i policisë në çdo vend varet nga bashkëpunimi me qytetarë
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë (ISS), thotë se suksesi i policisë në çdo vend demokratik varet edhe nga bashkëpunimi me qytetarët.
“Suksesi i Policisë në çdo vend demokratik, e edhe në Kosovë në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, dhe përgjithësisht përmbushjes së misionit të tyre, varet në masë të madhe nga prestigji që gëzojnë në një vend, për rrjedhojë dhe respekti dhe bashkëpunimi me qytetarë
Për këtë arsye policitë e vendeve përparimtare edhe synojnë bashkë- dyzimin, sikurse edhe promovon Policia e Kosovës një gjë të tillë”, thotë Halimi.
Sipas tij, policia është populli e populli është policia, dhe për këtë qëllim është një sektor brenda policisë, siç njihet “Policia e Komunitetit”.
Halimi thekson se në njëfarë mënyre bashkëpunimi i qytetareve me policinë edhe obligohet ligjërisht, përkatësisht nenit “Moslajmërimi i veprave penale” që sanksionohet si vepër penale.
Krejt në fund ai shton se ekzistenca e policisë është në të mirën e shoqërisë, andaj edhe bashkëpunimi i qytetarëve nuk duhet të ngurrohet në këtë drejtim.
Më 6 shtator, Policia e Kosovës festoi 25 vjetorin e themelimit të saj.
Ky përvjetor është një moment i rëndësishëm për historinë e institucioneve të rendit dhe sigurisë në vend.
Në këtë datë historike, më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në përputhje me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në krijimin e forcave policore të Kosovës.
Ndryshe, më 13 maj të vitit 2023, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) prezantoi perceptimin e qytetarëve për iniciativën e Qeverisë së Kosovës për reformimin e sistemit të drejtësisë duke e përfshirë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nismë ligjore për konfiskimin civil të pasurisë së pajustifikueshme.
Për nga efektiviteti në luftën kundër korrupsionit, sipas të anketuarve, Policia e Kosovës me 53.2 për qind është institucioni më efektiv në luftimin e kësaj dukurie negative.
“Qytetarët së pari do të zgjidhnin të raportonin në Polici me 90.9 për qind e vetëm 0.4 për qind në Prokurori. Në krahasim me vitin e kaluar, përsëri institucioni më i besueshëm për qytetarët për të raportuar në rast korrupsioni apo krimit mbetet Policia e Kosovës me një rritje prej 12.3 për qind”., thuhej në njoftimin e atëhershëm nga GLPS.
Vlen të përmendet që pothuajse çdo ditë, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e personave të ndryshëm për vepra të ndryshme penale, si dhe i falënderon ata (qytetarët) për bashkëpunimin.
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Më poshtë gjeni disa nga rastet kur policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e personave të dyshuar:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...