Policia e Kosovës thotë se hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, po zhvillohen me një intensitet të plotë nga ana e grupit punues hetues, që vepron nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Shtetit.
Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në rajonin Mitrovicës së Veriut, ka thënë për Telegrafin se hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive, dhe se deri tash nuk ka ndonjë person të dyshuar.
“Jemi ende në fazën e analizimit të fakteve dhe dëshmive që kemi mbledhur, marrjes së deklaratave të dëshmitarëve dhe përpunimit të të gjitha këtyre provave. Emër të përveçëm nuk kemi”, tha Hoti.
Hoti ka shtuar se nuk kanë informacione të reja të cilat në këtë fazë mund të bëhen publike për opinionin publik.
Edhe kryeprokurori i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla i ka thënë Telegrafit se janë duke punuar intensivisht në zbardhjen e këtij rasti.
Oliver Ivanoviq, është qëlluar për vdekje më 16 janar para selisë së partisë se tij, në Mitrovicën Veriore. Ai ishte udhëheqës i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.
Ndryshe, në pjesën veriore të Kosovës ditën e vrasjes se Ivanoviqit, është gjetur dhe një veturë e djegur, e cila sipas ekzaminimeve, e ka origjinën nga Serbia. Megjithatë, ende nuk është dëshmuar nëse kjo veturë ka lidhje direket me rastin, përkatësisht me vrasjen e Ivanoviqit, por është një prej pistave të hetimeve. /Telegrafi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...