Policia e Kosovë është ende në kërkim të të dyshuarit kryesor, Valdrin Salihut për vrasjen e Florim Zeqirit të premten në Mitrovicën Jugore.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Nuk ka arrestim”, ka thënë Zahiti.
Ndryshe, Zahiti dyshohet se me armë zjarri ka vrarë 45-vjeçarin Florim Zeqirin në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja ndërsa i dyshuari pas aktit është larguar në drejtim të panjohur.
Kurse, të dielën policia ka bërë të ditur se kanë kontrolluar banesën e të dyshuarit ndërsa kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, tre karikator dhe 205 fishekë./Arbresh.info
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...
Tahiri: Kosova është në listë të zezë për ndërkombëtarët
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...