Stacioni Policor në Viti njofton se ka zhvilluar një aktivitet i përbashkët me nxënës të shkollës së mesme teknike ‘’Jonuz Zejnullahu’’.
Ky aktivitet kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rregullat e trafikut dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt në rrugë, shkruan Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se: “Nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Policisë, të bëjnë pyetje dhe të marrin informacione të dobishme mbi mënyrat e sigurta të lëvizjes në rrugë. Aktiviteti përfshiu demonstrime të situatave të ndryshme në trafik, si dhe aktivitete interaktive që angazhuan të rinjtë në mësimin e rregullave të sigurta të qarkullimit.”
Tutje, policia njofton se ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture më të sigurt të qarkullimit rrugor dhe do të vazhdojë në të ardhmen me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi dhe të ulët numri i aksidenteve në rrugë./Arbresh.info/
Sylvinho: Bëmë një ndeshje të mirë, e merituam fitoren, kren...
Asllani: Kemi lënë të gjitha në fushë, shpirtin, zemrën, çdo...
Italia, Britania, Franca dhe Gjermania bëjnë thirrje për t’i...
Vritet me thikë 15-vjeçari në Shkodër
Duka: Ne kemi të njëjtin objektiv, vendin e parë në grup, ek...
Kurti i kërkon Scholzit mbështetje për heqjen e masave të BE...