Stacioni Policor në Viti njofton se ka zhvilluar një aktivitet i përbashkët me nxënës të shkollës së mesme teknike ‘’Jonuz Zejnullahu’’.
Ky aktivitet kishte si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rregullat e trafikut dhe rëndësinë e sjelljes së sigurt në rrugë, shkruan Arbresh.info.
Në njoftim thuhet se: “Nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me punën e Policisë, të bëjnë pyetje dhe të marrin informacione të dobishme mbi mënyrat e sigurta të lëvizjes në rrugë. Aktiviteti përfshiu demonstrime të situatave të ndryshme në trafik, si dhe aktivitete interaktive që angazhuan të rinjtë në mësimin e rregullave të sigurta të qarkullimit.”
Tutje, policia njofton se ky aktivitet është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një kulture më të sigurt të qarkullimit rrugor dhe do të vazhdojë në të ardhmen me qëllim që të rritet ndërgjegjësimi dhe të ulët numri i aksidenteve në rrugë./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...