Policia e rajonit të Prishtinës shpreh mirënjohje për qytetarët e Prishtinës dhe Podujevës

16:09 | 22 Nëntor 2023
E.G

Policia e rajonit të Prishtinës, përgjatë ditëve të fundit, për shkak të disa ngjarjeve dhe aktiviteteve të ndryshme sportive të karakterit ndërkombëtar, por jo vetëm, për të garantuar sigurinë e këtyre ngjarjeve si dhe sigurinë e të gjithëve, ka paraparë edhe implementuar mbyllje dhe kufizime të plota apo të pjesshme të rrugëve në zona të caktuara.

Policia thotë se bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe durimi juaj gjatë kësaj periudhe, kanë qenë vërtet për tu lavdëruar, shkruan Arbresh.info.

“Angazhimi juaj për të ndjekur devijimet e trafikut dhe për të respektuar masat dhe kufizimet e vendosura kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin dhe përfundimin pa asnjë incident të këtyre ngjarjeve dhe më e rëndësishmja, në sigurinë e të gjithë të përfshirëve.”, thuhet në njoftm.

“Një bashkëpunim i tillë në mes të policisë dhe komunitetit është jetik në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe harmonik për të gjithë dhe mbështetja juaj kësaj radhe edhe një herë ilustroi forcën e partneritetit tonë.”, bën të ditur policia.

Ne dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë për sjelljen tuaj të përgjegjshme dhe mendësinë qytetare.

Bashkëpunimi juaj jo vetëm që lehtëson suksesin e ngjarjeve publike, por gjithashtu rrit sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme të komunitetit tonë.

Andaj edhe një herë, faleminderit të gjithëve, për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Së bashku, ne mund të vazhdojmë të ndërtojmë një komunitet që i jep përparësi sigurisë, unitetit dhe respektit të ndërsjellë.

Të ngjashme