Policia e rajonit të Prishtinës gjatë javës së kaluar ka realizuar 260 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 85 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Sipas njoftimit, konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa, shkruan Arbresh.info.
Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 19 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, për të cilat 13 persona janë dërguar në mbajtje.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 5 mijë e 230 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor./Arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...