Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, në kuadër të bashkëpunimit me institucione dhe qytetarë, si dhe implementimin e strategjisë ‘Policimi në Bashkësi’, me datën 5 nëntor 2019, ka hapur një zyrë në hapësirën e stacionit të autobusëve në Pejë.
Sipas njoftimit të policisë së këtij rajoni, në këtë zyrë do të qëndrojnë zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Pejë, sipas orarit fleksibil dhe këta policë do të jenë aty, me qëllim të parandalimit të incidenteve, bashkëpunimit me qytetarë dhe ofrimit të sigurisë.
“Dihet se hapësira e stacionit të autobusëve është e frekuentuar nga numër i madh i qytetarëve dhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ku në të kaluarën ka pasur edhe incidente të ndryshme në mes të rinjve”, thuhet në njoftim.
Policia falënderonë edhe menaxhmentin e stacionit të autobusëve për përkrahjen e tyre.
Po ashtu policia i ftonë qytetarët që për secilin rast të lajmërojnë dhe të bashkëpunojnë me zyrtarët policorë në përgjithësi./arbresh.info
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...