Policia e Rajonit të Pejës ka bërë të ditur se po zbaton në përpikëri planin operacional për shtimin e masave në kontrollin e transportit publik.
Sipas njoftimi të zyrës për media të kësaj drejtorie, vetëm gjatë ditës së djeshme, Njësiti i Komunikacionit Rrugor në Pejë janë lëshuar shtatë fletë-gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë.
Po ashtu përveç pronarëve të kompanive, janë gjobitur edhe udhëtarët që nuk kanë bartur maska.
“Policia e Kosovës në Rajonin e Pejës gjegjësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor në Pejë, në implementim të këtij plani gjatë ditës së parë të aktivitetit, ka lëshuar 7 (shtatë) fletë gjoba për pronarët e kompanive të transportit publik në Pejë, njëkohësisht janë lëshuar edhe fletë gjoba për udhëtar që nuk kanë respektuar ligjin anti-COVID, për mos bartjen e maskave”, bën të ditur policia e Pejës, raporton arbresh.info.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor pran Drejtorisë Rajonale në Pejë, sipas njoftimit që nga data 21.09.2020 ka filluar implementimin e planit operacional për shtimin e masave në kontrollin e transportit publik. Ky aktivitet policor është marr me fillimin e fazës së dytë të procesit mësimor të vitit shkollor 2020/21, ku kemi edhe rritje të numrit të udhëtarëve dhe të nxënësve që shfrytëzojnë mjetet e transportit publik.
Me datë 21.09.2020 në orët e mëngjesit është filluar me aktivitetin policor, duke bërë kontrollin detal te të gjitha subjekteve që ofrojnë transport publik (autobus, kombibus, si dhe taksive), e që sipas vendimeve të Qeverisë obligohen të punojnë me kapacitet të përgjysmuar sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo qytetar.
Policia bën të ditur se aktiviteti i tillë do të vazhdoj edhe në ditët në vijim./arbresh.info/
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...