Mbi 600 oficerë të policisë janë përcaktuar të shërbejnë në kuadër të Policisë së Kryeqytetit.
Kështu thotë për Arbresh.info drejtori Rajonal i Policisë në Prishtinë, nënkolonel Basri Shabani.
Ai thotë se 80% e policisë së Kryeqytetit tashmë është funksionale dhe sipas tij, pritet që gjatë këtij viti të funksionalizohet plotësisht.
“Së shpejti në këtë vit do të funksionalizohet, në fakt 80 përqind është funksionale Drejtoria e Kryeqytetit dhe gjatë këtij viti do të funksionalizohet dhe do të kompletohet tërësisht”, tha ai.
“Oficerët vetëm se janë të përcaktuar dhe numri i tyre shkon mbi 600. Ata veçse janë të trajnuar dhe janë oficerët e njëjtë të cilët kanë qenë të caktuar në stacionet përkatëse që i përmenda më lartë dhe të njëjtëve i është lëshuar vendimi si zyrtar policor të drejtorisë së kryeqytetit, përndryshe janë të trajnuar njëjtë si zyrtarët e tjerë”, tha Shabani.
Gjithashtu Shabani bënë të ditur se eprori që do të jetë në krye të Policisë së Kryeqytetit është në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
“Është në kompetencë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe besoj që do të caktohet eprori më i mirë i mundshëm për të drejtuar Policinë e Kryeqytetit.
Ndërsa, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica thotë për Arbresh.info se janë në fazën e bashkëpunimit më Policinë e Kosovës për të gjetur një ndërtesë ku do të vendoset Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.
“Problemi kryesorë është sa i përket vendosjes, kemi probleme me hapësira, nuk kemi hapësira të mjaftueshme publike që të vendoset Policia e Kryeqytetit duke pasur parasysh se edhe vetë Policia ka probleme me hapësirë për vendosjen e njësive tjera të policisë”, tha Fushtica.
Sipas Fushticës, Policia e Kryeqytetit do të ketë njësite policore përkatëse të Kryeqytetit, të cilat sipas tij do të rrisin edhe ndjesinë e sigurisë në Kryeqytet.
“Është një shumë e mirë, ku është nevojë edhe e kohës që Policia e kryeqytetit të krijohet për arsye të ndryshme. Një ka të bëjë me rritjen e sigurisë në kryeqytet, do të kemi njësi të veçanta të policisë vetëm për kryeqytetin dhe mandatin do e kenë vetëm për kryeqytetin, këtu hyjnë tri stacionet që janë momentale, veriu, jugu dhe qendra të cilat do të jenë në koordinim me Policinë e Kryeqytetit do të ketë njësinë e policisë së kryeqytetit të veçantë, njësinë e reagimit të shpejtë, njësinë e hetimeve të krimeve, pra do të ketë njësi të veçanta që do të jenë vetëm për kryeqytetin. Kjo do ta rris edhe numrin e policëve poashtu edhe efikasitetin dhe e bën më të ngushtë lidhjen jo vetëm më qytetarët por edhe me institucionet e kryeqytetit në këtë rast me drejtorin time dhe kryetarin në përgjithësi do të ketë një komunikim më të mirë të aktiviteteve dhe një rritje të ndjesisë së sigurisë në kryeqytet”, pohoi Fushtica.
Vrasjet e plagosjet e shumta të ndodhura së fundmi në Prishtinë, po e shtojnë nevojën për formimin e Policisë së Kryeqytetit.
Në vitin 2018 në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, ku parashihet krijimi i policisë së kryeqytetit./Arbresh.info/EdonaKrasniqi/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...