Kompanitë që po ndërtojnë në Autostradën e Gjilanit dyshohet që lidhën kontratë kundërligjshëm me Ministrinë e Infrastrukturës. Pas pak ditësh, Prokuroria Speciale pritet ta thotë fjalën e vetë përfundimtare.
Policia e Krimeve Ekonomike e ka përfunduar punën e vetë rreth hetimit të tenderit multimilionësh për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit. Ky organ ka gjetur shkelje të ligjit nga ana e Ministrisë kur ka lidhur kontratë me kompanitë që po ndërtojnë. Po ashtu është gjetur shkelje edhe në vendimin e fundit të OSHP-së, kur e ka rivlerësuar këtë tender, shkruan Lajmi.net.
Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se Policia e Krimeve Ekonomike ka bërë Kallëzim penal lidhur me këtë tender, dhe të njëjtin e ka dorëzuar tek prokurorja e Prokurorisë Speciale, Habibe Salihi.
Kallëzimi penal është bërë ndaj disa anëtarëve të komisionit vlerësues të tenderit në kuadër të ministrisë, dhe disa zyrtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit. Por, lajmi.net ka mësuar emrat e dy akterëve kryesor ndaj të cilëve është bërë kallëzimi penal, ndaj sekretarit të MIT, Betim Reçica dhe ndajë kryetarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Blerim Dina.
Lajmi.net ka kërkuar një përgjigje nga Policia e Kosovës, konkretisht nga departamenti i Krimeve Ekonomike për të mësuar numrin e personave të përfshirë në këtë rast. Por, policia ka refuzuar të përgjigjet me arsyetimin se lënda ka arritur në një nivel tjetër.
“Referuar kërkesës suaj, ju lutemi që për të gjitha rastet qe kalojnë në kompetencë të organeve të drejtësisë, sipas kompetencës t’iu adresoheni këtyre te fundit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Pyetjet e njëjta lajmi.net i ka drejtuar edhe për Prokurorinë Speciale, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.
“Ju informojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është në fazën e grumbullimit të informatave lidhur me këtë çështje. Për shkak se jemi ende në këtë fazë nuk mund të japim të dhëna tjera”, kishte thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Fillimisht, ky tender që është i ndarë në 8 lote (pjesë) ishte lidhur me kompanitë fituese në ditën e fundit të qeverisë Mustafa. Pastaj ka pasur ankesa nga kompanitë garuese dhe tenderi kishte shkuar në rivlerësim me ç’rast ishin ndërruar kompanitë.
Pas rivlerësimit, ankesë në OSHP, kishin parashtruar përsëri 11 kompani. Për të trajtuar ankesat e kompanive të cilat pretendonin që ishte shkelur ligji i prokurimit publik, në secilin lot, OSHP-ja e kishte caktuar ekspertin e vetë Hasim Krasniqi. Lajmi.net e ka parë raportin prej 106 faqeve të cilin e kishte përpiluar Krasniqi. Ai ka gjetur shkelje të ligjit në secilin lot veç e veç. “Eksperti shqyrtues bazuar në konstatimet e cekura në ekspertizë që Autoriteti Kontraktues –Minsitria e Infrastukturës, për aktivitetin e prokurimit: Ndërtimin e Autoudhes A7.1- Kryqëzimin në disnivel A6/A7 (Banullë) –Dheu i Bardhë –Pjesa: Kryqëzimi në disnivel A6/A7.1 (Banullë)- Udhëkryqi “Bresallc”- L 22.31 KM”, me numër te prokurimit të brendshëm MI 170465511 dhe numër E-prokurimit: 205 -17 -2586 -5-1-1, nuk i ka respektuar në tërësi dispozitat e LPP-së dhe rregullat dytësore për prokurimin publik”, thuhet në vlerësimin e ekspertit.
Po ashtu në raport thuhet se, eksperti shqyrtues i propozon panelit shqyrtues që të gjitha ankesat e OE/konzorciumeve ankuese të pranohen si pjesërisht të bazuara. Eksperti shqyrtues i ka propozuar penalit shqyrtues që ta anulojë vendimin e ministrisë për dhënie të kontratës për lot 1,2,3,4,5,5,6,7 dhe 8, dhe njëherësh propozon që ky aktivitet i prokurimit për të gjitha këto lote të kthehet në Rivlerësim. Gjithashtu eksperti shqyrtues i rekomandon AK-së, që gjatë rivlerësimit të ofertave të zbatohen në tërësi dispozitat e parapara në Njoftimin për Kontratë dhe Dosjen e Tenderit.
Përkundër mendimit të ekspertit të OSHP-së, i cili është angazhuar nga vetë ky organ, Paneli Shqyrtues i përbërë nga Blerim Dina –kryetar, Nuhi Paçarizi –referues, Goran Milenkoviç patën marr vendim në favor të Ministrisë së Infrastrukturës, duke e hedhur poshtë vlerësimin e ekspertit të tyre, ekspertiza e të cilit bazohej në dokumentet të LPP-së dhe ofertave të ofertuesve.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç