Policia e Kosovës zhvillon aksion në disa lokacione në veri, lidhet me rastin e Banjskës

Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në Veri të Kosovës në disa lokacione. Këtë për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani. Sipas Elshanit, bastisjet kanë të bëjnë me rastin në  Banjskë. Ai gjithashtu ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar./Arbresh.info